Ish-futbollisti i Real Madridit, ka reaguar në rrjetin e tij social “Instagram”, pasi e luajti ndeshjen e fundit me mbretërit.
Modriq shkroi se Real Madridi ishte shtëpia e tij për 13 vjet, e për të cilën tha se do të jetë shtëpia e tij përgjithmonë.
“Kjo nuk është lamtumirë, kjo është shihemi më vonë”, shkroi Modriq, transmeton Klankosova.tv.
Legjenda kroate nuk e përmbylli më së miri karrierën e tij me Realin, pasi në gjysmëfinale të Kupës së Botës, madrilenët u mposhtën 4-0 nga PSG-ja, duke mbetur në sezonin 2024-25 pa asnjë titull.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.