Lajmet e fundit
Asi i Real Madridit ka marrë lëvdata të mëdha nga bashkëkombasi i tij për paraqitjet e tij me Los Blancos.

Ish sulmuesi kroat, Davor Suker ka thënë se Luka Modriq është mesfushori më i mirë në botë.
Suker, që ka luajtur për Real Madridin, është tani president i Federatës Kroate të Futbollit.
Modriq që nga transferimi i tij tek Real Madrid është bërë zemra e mesfushës, duke qenë ideator i aksioneve të skuadrës.
"Nuk është e lehtë sepse ka yje të mëdha si Ronaldo, Messi, Neymar dhe Suarez".
"Por Modriq është më i miri në pozitëne tij. I uroj shumë trofe me Realin, sepse e di që u gëzohet shumë atyre".
"Ai ka personalitet dhe e ka fituar respektin me lojën që bën. Është i sinqertë, i përulur dhe shumë punëtor, gjëra që cmohen në një skuadër si Reali".