Lajmet e fundit
Sipas mediave spanjolle, klubi katalonas e kërkon mesfushorin e Interit, Matoe Kovaçiç, i cili njihet si “Luka Modriçi i ri”.

Interesimi i “blaugranëve” për mesfushorin kroat vjen nga drejtori sportiv i këtij klubi, Ariedo Braida.
“Nuk mund ta mohojmë së ai është një lojtar pikërisht më cilësitë që i ne i pëlqejmë”, tha Braida.
Në Kroaci, Kovaçiç konsiderohet futbollist i nivelit të Modriçit (Real Madrid) dhe Ivan Raketiçit (Barcelona).
Kovaçiç me Interin ka kontratë deri në vitin 2019, por marrëveshja mund të prishet gjatë kësaj verë, sepse kroati do të ketë vështirë të refuzon ofertën e Barcelonës.