Lajmet e fundit

Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez ka thënë se Luka Modric është futbollisti më i mirë i Real Madrid.
Të dy klubet kanë për tu ndeshur në Vincente Calderon të shtunën, ku dhe mund të iu shkaktojë problem si njërës ashtu edhe skuadrës tjetër humbja e pikëve.
“Modric është futbollisti më i mirë i Real Madrid. E dimë se kanë lojtar të rëndësishëm në sulm, por Modric shtyen ekipin përpara”, ka thënë Saul.
“Mendoj se Griezmann do të luajë në derbi. Ai është futbollist i madh dhe e di se sa i rëndësishëm është për ekipin”, ka pohuar ai./Klan Kosova/