Butoni i kuq “End call” do të zhvendoset në një pjesë tjetër të ekranit, me përditësimin e ri të iPhone, muajin që vjen.
Ndryshimi i thirrjeve telefonike, i cili do të shfaqet në një seri përditësimesh që vijnë në iOS 17, do të zhvendosë butonin e kuq të mbylljes nga qendra e poshtme e ekranit në këndin e poshtëm djathtas. Ekrani i ri i thirrjeve është tashmë i disponueshëm për t'u shkarkuar në një version beta për zhvilluesit.
Versioni i ri, i cili do të dalë në shtator pas daljeve të modeleve të reja të iPhone, është një nga më të mëdhenjtë ndër vite për aplikacionin e telefonit Apple.
Përdoruesit që nuk arrijnë të përshtaten shpejt me pamjen e re të thirrjeve mund të godasin aksidentalisht butonin FaceTime ose butonin që hyn në listën e thirrjeve të iPhone.
Një tjetër ‘tool’ i ri që vjen në iOS 17 quhet Live Voicemail, i cili do të transkriptojë mesazhin zanor të një telefonuesi në kohë reale. Gjithashtu mund të lihen mesazhe video në FaceTime. Po ashtu aplikacioni i ri NameDrop do t'i lejojë përdoruesit të ndajnë informacionin e kontaktit duke mbajtur celularët afër njëri-tjetrit.
Gjithashtu korrigjimi automatik do të jetë më i mirë, dhe Siri do të ketë përmirësime.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.