Kur bëhet fjalë për mediat sociale, kemi dëgjuar për platforma që ndalojnë përdoruesit për komente dhe ngacmime mizore, por një grua pretendon se ‘është përjashtuar’ nga Twitter pasi ishte shumë e nxehtë, transmeton Klan Kosova.
Whitney Paige Venable, ka folur për mënyrën e se si ajo u përjashtua nga kjo platformë në nëntor të vitit të kaluar pasi ishte anëtare për më shumë se tetë vjet.
Modelja 26-vjeçare nga Florida, SHBA, e cila ka 1.6 milion ndjekës në Instagram, thotë se ajo ishte "tronditur" dhe ndjehet "e diskriminuar" për të qenë e bukur.
Duke folur për Jam Press, ajo tha: “Ndalimi erdhi si një tronditje e plotë për mua pasi kurrë nuk do të kisha përdorur Twitter përveç të shkruaj disa komente në lidhje me shfaqjet që po shikoja ose të ndaja foto nga llogaria ime në Instagram. Një ditë, unë ndryshova foton time të kopertinës ku isha me të brendshme. Dhe papritmas, llogaria ime u ndalua”.
Whitney vazhdoi: “Kjo më bëri të ndjehem e diskriminuar sepse ka fotografi shumë më të këqija në Tëitter. Disa prej tyre duken si pornografi. Unë besoj fort se Twitter e fshiu llogarinë time sepse unë jam shumë e nxehtë dhe xhelozet që nuk janë aq tërheqëse u ankuan ose thanë se po promovoja aktivitetin seksual. Nuk është e drejtë”.
Modelja pretendon se ajo kontaktoi vazhdimisht Twitter për të apeluar vendimin, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje të flasë me ta, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.