Lajmet e fundit

Dru Presta, 21-vjeçare, ka vendosur të ndryshojë industrinë e modës. Kjo vajzë ka lindur me probleme dhe është vetëm rreth 1 metër e gjatë, por kjo gjë nuk e ndalon atë të ndjekë ëndrrën e saj, transmeton Klan Kosova.
Dru është e vetmja në familje që ka lindur e tillë, kështu që nuk ka as shumë njerëz në qytetin e saj të lindjes Reno, Nevada, që ishin në gjendje të kuptonin se çfarë po kalonte. Megjithatë, të gjitha fjalët nuk e ndaluan atë të bëjë çfarë donte.
Ajo u zhvendos në LA dhe filloi modelimin për të thyer kufijtë e industrisë së modës dhe për të frymëzuar njerëzit e tjerë me kushte të ngjashme për të ndjekur ëndrrat e tyre.










