Lajmet e fundit

Modelja amerikane Halima Aden thotë se po braktis pistën e modelimit pasi rrezikon besimet e saj fetare.
23 vjeçarja ka qenë në ballinën britanikëve Vogue, Vogue Arabia dhe Allure, njofton Klan Kosova.
Duke shkruar në Instagram, ajo tha se pandemia e koronavirusit i kishte dhënë kohë të ndalet dhe të mendojë se cilat janë vlerat e saj si grua myslimane.
"Të jesh e mbuluar është me të vërtetë një udhëtim me shumë ngritje dhe ulje", tha ajo.
Halima ka thënë se pranimi i profesionit të modeles ishte në kundërshtim me pikëpamjet e saj fetare dhe se për këtë e fajëson veten.Ajo tha se problemet me të cilat u përballë ishte "mungesa e grave stiliste myslimane" brenda industrisë që mund të kuptonin pse mbajtja e hixhabit ishte kaq e rëndësishme.
Ajo ka marrë mbështetje në internet nga motrat modele Bella dhe Gigi Hadid dhe gjithashtu nga Rihanna.