Lajmet e fundit

Modelja australiane 18 vjeçare, Madeline Stuart do të marrë pjesë në javën e modës New York. E veçanta është se Stuart është me sindromin Down.
Stuart do të jetë modelja e dytë me sindromin Down, pas Jamie Brewer që merr pjesë në këtë ngjarje.
"Unë dua vetëm që njerëzit të pranojnë njëri tjetrin, të ofrojnë dashuri, dhe të tregojnë dashamirësi", tha nëna e Madeline, Rosanne për Cosmo, kur u pyet për punën e vajzës së saj, transmeton Klan Kosova.