Lajmet e fundit

Khoudia Diop, është një 19 vjeçare nga Senegali e cila në shkollë gjithmonë është ngacmuar për ngjyrën e lëkurës së saj.
Por tani ajo është bërë modele dhe po pëlqehet shumë pikërisht për shkak të ngjyrës së lëkurës, transmeton Klan Kosova.
“Kur po rritesha shumë persona më ngacmonin. Edhe tani ndodh nëpër rrjete sociale, që njerëzit e komentojnë ngjyrën time të lëkurës. Duke u rritur unë ballafaqohesha me shumë ngacmime. Por kur u rrita, mësova që duhet ta dua veten çdo ditë dhe të mos i kushtoj rëndësi njeërzve negativ, dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Diop e cila jeton tani në Paris.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e kësaj modele të veçantë.







