Lajmet e fundit

Modelja australiane Cassi Van Den Dungen, ka shumë ndjekës në Instagram.
Ajo gjithashtu merr shumë pëlqime në postimet e saj, transmeton Klan Kosova.
Por, të hënën postimi i një fotografie ku shkruhej “Thuaji po aventurave të reja”, ishte pëlqyer vetëm nga 14 persona.
E kjo gjë e ka surprizuar modelen e cila i ka kritikuar ndjekësit e saj.
“Pasi që u ktheva nga një udhëtim, erdha në shtëpi e pash që fotografia ku shkruhej për aventura ka marr vetëm 14 pëlqime”
“Ky është numri më i vogël i pëlqimeve që kam pasur ndonjëherë në Instagram”.
“Kjo gjë për mua është shumë shokuese sepse: A) nuk duan që unë të kem aventura të reja ose B) njerëzve nuk u pëlqejnë aventurat”.
“Gjithë çfarë mund të i’u them të gjithë atyre që nuk e kanë pëlqyer postimin tim është që: JU TA SHPIFNI”.