Lajmet e fundit

Pas moshës 20 vjeçare shumica e femrave nuk e konsiderojnë më si të përshtatshme karrirën prej modeleje, e lëre më në moshën 59 vjeçare.
Por gjyshja 59 -vjeçare Yasmina Rossi jo vetëm që është pjesë e botës së modelingut por është një figurë shumë e sukseshme madje.
Ajo punon me marka të shumta të famshme ndërkombëtare si Marks & Spencer, Hermes dhe Macy's.
Rossi ka lindur në Francë në vitin 1955 ndërsa është rritur në ishullin e Korsikës.
Natyrisht të gjithë duan të dinë se si ajo ka ruajtur e saj pamjen e saj rinore dhe shëndetin e mirë.
"Nuk ka asnjë sekret të madh" tha ajo për revistën The Sunday Times, transmeton Klan Kosova.
"Krejt ajo që kam bërë është se kam ngrënë ushqim organik - shumë kohë para se kjo të bëhej modë dhe trend. Përdor vajin në lëkurën time ndërsa përdor edhe një lloj të veçantë të vajit për flokët e mi. Unë pastroj lëkurën time një herë në javë me vaj ulliri dhe sheqer. Unë ha një avokado në ditë dhe mish organik e peshk" përfundoi ajo.