Lajmet e fundit

Supermodelja 32 vjeçare e Sports Illustrated ka njoftuar për shtatzëninë e saj më 14 gusht që në fakt ishte edhe përvjetori i nëntë i martesës së saj me regjisorin 31 vjeçar.
“Nëntë vjet më parë, unë jam martuar me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më i bukur me personin e preferuar në botë. Sot, ne jemi shumë të bekuar dhe të emocionuar që po e festojmë familjen tonë që po rritet. Urime përvjetorin. Jeta jonë do të bëhet edhe më e bukur”, kishte shkruar ajo atëherë në Instagram.