“Prit, ku janë bikinit?”
Kjo është pyetja e cila iu bë një modeleje pasi zbuloi bikinit e reja në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Në shikim të parë, Tammy Hembroë duket e zhveshur.
Por në një inspektim shumë më të afërt, me mezi dallohen bikinit e saj.
U desh pak kohë për shumë prej 10 milionë ndjekësve të saj për ta parë këtë.
Nëna e dy fëmijëve, e cila është trajnere në një palestër, postoi fotografitë duke thënë: “Për adhuruesit e diellit. Bikini në ngjyrën e re që dalin javën tjetër”.
Më pas, dikush e pyeti: “Prit, ku janë bikinit?”.
Një tjetër shkroi: “Ti nuk i ke lënë vend imagjinatës këtu”.
Ndërsa një tjetër tha: “O zot”.
Që kur ajo postoi fotografinë të martën në mëngjes, postimi ka marrë më shumë se 400 mijë pëlqime.
https://www.instagram.com/p/B4LQvekHo3J/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.