Ashtu si të gjitha veshjet tjera, bikinet mund t'ju ndihmojnë të shprehni dhe të paraqisni veten tuaj ashtu si ju doni.
Modelja gjashtëdhjetëvjeçare, Yazemeenah Rossi, e vërteton këtë më së miri me fotografitë e saj për kampanjën më të re, një bashkëpunim i markës së bikineve, The Dreslyn dhe asaj të rrobave të brendshme, Land of Women.
Ajo e bën plotësisht të qartë që një kompani jo domosodshmërisht ka nevojë për modele të reja për të tërhequr vëmendjen, duke na bërë të habitemi pse kjo është ende një gjë e rrallë në këtë industri, transmeton Klan Kosova.
Silueta e thjeshtë dhe e bardhë e koleksionit ka për qëllim të përqendrohet tek gratë dhe identiteti i tyre, duke u zhvendosur kështu nga "imazhet e hiper-seksualizuara".
Kështu ka thënë për HuffPost, Brooke Taylor Corcia, themeluesja e linjës së bikineve, Dreslyn.
Dhe kur erdhi koha për të zgjedhur një modele, Rossi ishte një zgjedhje e natyrshme.