Modelja 23 vjeçare, Mahogany Geter ka folur për abuzimin që i është bërë për shkak të këmbës së saj e cila peshon shtatë kilogram, madje ajo tregon se i është thënë edhe që ta amputojë atë.
Mahogany nga SHBA ka lindur me limfademë, kështu quhet gjendja ku lëngu i tepërt mblidhet në indet e tepërta të trupit, duke shkaktuar ënjtje.
Ajo tha se pavarësisht se ishte vërshuar nga komentet negative në lidhje me pamjen e saj, nuk është dorëzuar asnjëherë.
Këtë gjendje të saj ajo e ka fuqizuar përmes një fotosesioni të publikuar në Instagram si dhe përmes Youtubes e platformave të tjera sociale, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Mahogany u diagnostifikua me limfademë menjëherë pas lindjes dhe thotë se gjithmonë është përpjekur që t’ia lehtësoj vetës dhimbjen e shkaktuar nga kjo gjendje, sepse është e vetëdijshme që nuk ka shërim.
E vetmja që që modelja mund të bëjë, është që t’a zvogëloj ënjtjen me anë të masazheve të fizioterapisë.
Pavarësisht vështirësive gjatë rrugëtimit, Mahogany nuk ka hequr dorë asnjëherë nga ëndrra që të bëhet modele dhe është nëna e saj që e ka mbështetur në çdo hap.
Mjekët konstatojnë se për fat të keq Mahogany mund të vuajë nga shpërthimi i celulitit, një infeksion i lëkurës i shkaktuar nga ënjtja.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.