Lajmet e fundit

Tashmë temperaturat janë ulur e kanë nisur ditët e ftohta.
Pas xhaketave bëni mirë të nxirrni palltot, e nëse ka ardhur koha të blini një të re keni klikuar arikullin e duhur.
Më poshtë mund të shihni disa nga modelet më të bukura për këtë sezonë.
Chic, elegante lehtësisht të kombinueshme, palltot e këtij sezoni do të kënaqin çdo shije e stil.
Nga krem klasike në stilin e Audrey Hepburn e deri tek ngjyrat më intensive si burgundy apo e gjelbër ulliri, palltot në të gjitha këto nuanca do të jenë IN.
Si gjithmonë e zeza është ngjyra që do të mbizotërojë.
Materialet variojnë nga leshi e deri tek kamoshi. Mund të zgjidhni një pallto njëngjyrëshe ose të qendisur, të gjatë apo të shkurtër e rëndisshme është që ju të ndiheni mirë tek e mbani veshur.





