Lajmet e fundit

Për më shumë se dy vjet fotografja nga Rumania, Mihaela Noroc, ka udhëtuar përgjatë vendeve të botës për të dokumentuar bukurinë e gruas nëpër plotë vende.
Projektin e saj ajo e ka quajtur “Atlasi i Bukurisë”, dhe ka të bëjë me diversitetin e bukurisë përmes portreteve të grave, transmeton Klan Kosova.
Destinacioni i saj i fundit ishte Koreja Veriore.
Ajo tregon për gratë dhe modën në këtë vend diktatorial.
“Gratë nga Koreja Veriore nuk janë të familjarizuara me trendet globale, por kjo nuk do të thotë që ato nuk brengosen për pamjen e tyre”.
“Ato kanë një pasion për taket e larta dhe zakonisht vishen me rroba klasike”.
“Por gjatë ndonjë feste të veçantë ato vishen me rroga më me ngjyra”, shprehet Noroc.