Lajmet e fundit

Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah, është nën hetime nga policia e qytetit të Liverpool-it, nën dyshimin se ka përdorur telefonin gjatë vozitjes.
Policia e Merseyside e ka konfirmuar me një postim në Twitter se një video është dërguar në departamentin përkatës.
“Jemi të vetëdijshëm për një video e cila besohet se shfaq një futbollist duke përdorur një telefon mobil gjatë vozitjes”, ka thënë policia.
“Kjo është dërguar në departamentet përkatëse. Falemnderit që na e keni bërë të ditur”.