Lajmet e fundit
Alberto Salazar do të vazhdojë të jetë trajneri i atletit Mo Farah edhe më tej.

Ai do ta udhëheq garuesin e Britanisë së Madhe në dy olimpiadat e ardhshme dhe Kampionatin Botëror.
56 vjeçari, Salazar ka qenë në qendër të vëmendjes pas akuzave ndaj tij për përdorim të dopingut në atletët të cilët i ka trajnuar, përfshirë edhe Mo Farah.
Port ë dy kanë mohuar diçka të tillë, derisa rasti është duke u hetuar nga Agjencia amerikane Anti-Doping.
Sidoqoftë vrapuesi i shtigjeve të mesme dhe atyre të gjata ka qartësuar situatën pasi që raportohej se dyshja do të ndërpriste bashkëpunimin.
“Për shumë vite i kam besuar punës së Salazar dhe ende vazhdojë t’i bësoj. Pra unë do të vazhdojë punën me të” ka thënë Mo Farah.