Mandatin e parë në krye të shtetit e përfundoi me mbështetje të gjerë, por për një mandat të dytë që vetë synon, nuk po merr përkrahjen e partisë në pushtet.
Ndryshe nga pesë vjet më parë, Lëvizja Vetëvendosje këtë herë nuk e ripropozoi Vjosa Osmani për postin e presidentes. Në vend të saj, partia ka vendosur të kandidojë Glauk Konjufcën.
Lajmi i bërë publik të mërkurën mbrëma në Prishtinë nuk u prit mirë në Mitrovicë, qytetin e lindjes së Osmanit. Disa nga bashkëqytetarët e saj shprehën zhgënjim për vendimin, duke theksuar se ajo e meriton edhe një mandat në krye të shtetit dhe se, sipas tyre, është trajtuar padrejtësisht.
Banorët e lagjes Tavnik në Mitrovicë thanë se ende shpresojnë që situata të ndryshojë, edhe pse janë të pakënaqur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti. Sipas tyre, kandidati i propozuar nuk i afrohet figurës së Osmanit.
Afati për zgjedhjen e presidentit të ri pritet të skadojë të enjten në mbrëmje, ndërsa disa qytetarë thonë se do të presin deri në momentin e fundit me shpresën për një ndryshim të mundshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=VrQidQhDm_o
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.