Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të thirrjes publike, ka ndarë subvencionet e sivjetshme në fushën e kulturës, me çka në këtë fazë, jetën kulturore të Kosovës do ta ndihmojë me 816 mijë e 300 euro.
“Subvencionimi është bërë në bazë të Rregullores nr. 09/2015 “Për Subvencionim në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit”, dhe të vlerësimeve profesionale të komisioneve të sivjetshme, të cilat kanë vepruar mbi bazë të mundësive buxhetore, që sivjet kanë qenë më të mëdha dhe pa asnjë borxh nga viti i kaluar, prandaj edhe është rritur përkrahja për institucionet e kulturës, në veçanti për skenën e pavarur” thuhet në komunikatën e dërguar nga MKRS, transmeton Klan Kosova.
MKRS-ja ka vlerësuar se kjo mbështetje është një inkurajim për krijuesit dhe promovuesit e kulturës në përgjithësi, që me vlerat e tyre të pasurojnë jetën kulturore të Kosovës dhe njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.