Lajmet e fundit
‘Zonja e vjetër’ është afër që të transferojë mesfushorin armen.

Juventus është duke bërë përpjekje maksimale për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Borussia Dortmund, Henrikh Mkhiratyan.
Largimi i treshes Vidal-Tevez-Pirlo ka lënë zbraztësi në skuadër, të cilat Massimiliano Allegri është duke tentuar t’i mbushë me transferime të reja.
Amerni shihet si një nga lojtarët që mund të marr përgjegjësi në mesfushën juventine, por klubi gjerman është duke kërkuar 20 milionë euro për kartonin e tij, shumë e cila konsiderohet shumë e lartë nga drejtuesit e skuadrës italiane.
Bisedimet pritet të vazhdojnë javën e ardhshme pasi Allegri është i vendosur për ta transferuar mesfushorin në Torino.