Lajmet e fundit

Kur Jonah Larson ishte vetëm pesëvjeçar atij iu dhurua një çantë me disa top leshi dhe grepë për thurje.
Prej kësaj dite ai është mësuar se si të thur me grep vetëm duke parë video [tutorials] në YouTube.
Tani kur ai është 11 vjeçar është shndëruarr në yll të rrjetese social dhe artist autodidakt që e ka krijuar madje edhe biznesin e tij, Jonah’s Hands, por jo vetëm kaq.
Ai gjen vazhdimisht inspirim që t’i motivojë të tjerët që ta gjejnë pasionin e tyre dhe ta ndjekin atë, njëlloj sikur ai.
Johan ka lindur në Etiopi derisa është adoptuar gjashtë muaj më vonë nga Christopher dhe Jennifer Larson, të cilët i kanë mundësuar atij një jetë të re në Wisconsin.
Megjithatë, ai vazhdimisht e ka ndjerë një lidhje emocionale me njerëzit dhe vendit ku ai ka lindur.
Kjo është edhe arsyeja pse ai ka nisur një fushatë bamirësie duke mbledhur para për t’i ndihmuar njerëzit në vendin e tij që të jetojnë pasionet e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.
Ai bashkëpunon me Roots Ethiopia, një organizatë jofitimprurëse nga fshati ku ai ka lindur.
Kjo organizatë ka për qëllim që të trajnojë nënat që të zbulojnë potencialin e tyre dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre sipërmarrëse në mënyrë që ato të jenë të afta për të ndërtuar bizneset e tyre të vogla.
Në këtë mënyrë ato mund të sigurojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre.
