01.04.2019 · përditësuar para 2656 dite1 min lexim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me çmimin ‘’Mjeshtër i Merituar’’, kompozitorët e njohur Naim Gjoshin dhe Xhevdet Gashi.
Ky çmim të dy kompozitorëve nga presidenti Thaçi iu nda për kontributin e tyre në kultivimin e këngës shqipe, njofton Klan Kosova.
''Kompozitorët e njohur Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi i dekorova me çmimin “Mjeshtër i Merituar” për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe. Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë. HTH''
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.