Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka marrë një lajm më inkurajues pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Mjeku kryesor i Napolit, Raffaele Canonico, ka dhënë detaje rreth gjendjes së mbrojtësit.
“Rrahmani e pësoi një lëndim të shkallës së ulët në bicepsin femoral. Ka filluar tashmë trajtimin rehabilitues”, deklaroi Canonico, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, periudha e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi zakonisht zgjat nga dy deri në dymbëdhjetë javë, por për kapitenin e Kosovës situata paraqitet më e lehtë.
“Ky është një lëndim i lehtë, ndaj mendoj se do të mungojë vetëm për disa ndeshje”, shtoi ai.
Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha në humbjen e Kosovës 4:0 ndaj Zvicrës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, por lajmet e fundit japin shpresë për një rikthim më të shpejtë në fushë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.