Një mjek dhe tre infermierë në bordin e një aeroplani nga Utah për në Honolulu ndihmuan një pasagjere të lindë fëmijën e saj në mes të fluturimit.
Lavinia Mounga ishte në bordin Delta Airlines fundjavën e kaluar kur papritur filloi të kishte dhimbje të lindjes pas vetëm 29 javësh të shtatzënisë.
Dr.Dale Glenn i Mjekësisë Familjare të Shëndetit të Paqësorit në Haëaii ishte në bordin e avionit, ashtu siç ishin infermieret Lani Bamfield, Amanda Beeding dhe Mimi Ho.
Foshnja lindi shpejt dhe infermierët, të cilët specializohen në kujdesin për foshnjat e parakohshme, hynë në veprim.
“Unë nuk e di se si një paciente bëhet aq me fat sa të ketë tre infermiere të kujdesit intensiv neonatal në të njëjtin fluturim kur ajo është në lidnje urgjente, por kjo ishte situata në të cilën ishim”, tha Glenn në një njoftim për shtyp.
“Gjëja më e mirë për këtë ishte puna ekipore. Të gjithë hynë së bashku dhe të gjithë ndihmuan”.
Nëna dhe foshnja u dërguan në një spital sapo aeroplani është ulur. Më vonë Mounga u lirua, por foshnja Raymond do të mbetet në spital derisa mjekët të jenë të kënaqur që ai është zhvilluar mjaftueshëm për të shkuar në shtëpi, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.