Dy mjekët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, Erlind dhe Vjosa Kadriu, kanë rrëfyer sfidat e jetës profesionale jashtë vendit, por edhe dëshirën e madhe për t’u kthyer një ditë në Kosovë dhe për të kontribuar në sistemin shëndetësor të vendit.
Përkundër karrierës së ndërtuar në Gjermani, ata thonë se lidhja me Kosovën nuk është shkëputur asnjëherë dhe se gjithmonë kanë pasur dëshirë të ndihmojnë pacientët shqiptarë.
Doktor Kadriu tregoi se gjatë verës kishte ardhur në Kosovë ku kishte trajtuar pacientë në mënyrë vullnetare dhe kishte bashkëpunuar me kolegët vendorë.
“Sa herë që të mundemi kemi me ardhë edhe me ndihmu. Kemi qejf me pasë diçka edhe ma të rregullt që me iu ndihmu sa ma shumë njerëzve atje, sepse me të vërtetë ka shumë kërkesa për ndihmë, por normalisht mundësitë janë të kufizume”, deklaroi Kadriu në emisionin "Diaspora" në Klan Kosova.
Edhe doktoresha Vjosa foli për sfidat që ka kaluar si grua dhe nënë në një shtet të huaj, duke treguar se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë.
Pavarësisht jetës së ndërtuar në Gjermani, të dy mjekët thonë se kthimi në Kosovë mbetet ëndrra e tyre më e madhe. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=dnI5vYpsdr8
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.