Lamar Odom është gati të largohet nga spitali, por është e vështirë të festohet ky vendim.
RadarOnline.com ka mësuar se mjekët i kanë thënë atij se nuk kanë asgjë më shumë se çfarë të bëjnë për të dhe se ai tani duhet të lëvizë në një objekt tjetër.
Sipas një burimi tani është koha që nga kujdesi në Cedars ai duhet të kalojë në një institucion tjetër që mund të përqëndrohet në rehabilitimin e tij. Mjekët në Cedars Sinai nuk kanë më çfarë të bëjnë më shumë, transmeton Klan Kosova.
Por, ende askush nuk ka vendosur se ku duhet dërguar ai në vazhdimësi.
“Khloe nuk dëshiron që Lamar të vie afër shtëpisë së saj, sepse ajo mendon se do të ketë presion për ta vizituar atë çdo ditë”, shpjegoi burimi.
36 vjeçari ka qenë i shtrirë në spital që nga 13 tetori dhe është trajtuar në Cedars Sinai në Los Angelos.
“Njerëzit e Lamar-it duan të gjejnë një istitucion me cilësi, por ata po kanë vështirësi në gjetjen e një që është i sigurt dhe do ta sigurojë atë me trajtimin që ai ka nevojë”, shtoi burimi.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.