Mjekë në Bengaluru, në shtetin Karnataka të Indisë besojnë se ata mund të kenë gjetur disa simptoma të reja të COVID-19.
Shenjat më të njohura të COVID-19 janë një kollë e vazhdueshme, temperaturë e lartë dhe humbje e shijes dhe nuhatjes.
Disa të sëmurë kanë raportuar gjithashtu lodhje, dhimbje koke dhe diarre, dhe një varg "simptomash" të tjera gjithashtu janë shfaqur gjatë pandemisë.
Dhe mjekët në Bengaluru, në shtetin Karnataka të Indisë, tani besojnë se një gojë jashtëzakonisht e thatë mund të jetë një shenjë e re treguese e infeksionit.
Ndërkohë acarimi dhe një kruarje ose ndjesi e paqartë e dhimbjes në gjuhë, ose më rrallë ulçera të gojës, mund të kenë të bëjnë gjithashtu me virusin.
Dr. Sattur këshilloi cilindo që ka simptoma në gojë, si dhe dobësi të rëndë të përgjithshme, të shkojë për një test.
Ai spekuloi se simptomat e reja mund të jenë për shkak të llojeve të mutacioneve, duke përfshirë ato të identifikuara për herë të parë në Indi, Brazil dhe Afrikën e Jugut.
"Mjekët duhet të mbajnë nën vëzhgim ankesat e gjuhës dhe të mos i injorojnë ato", tha Dr Sattur.
Një simptomë e ngjashme e referuar si 'Gjuha Covid' është përshkruar më parë në Mbretërinë e Bashkuar.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.