Lajmet e fundit

Një gorilla në një kopsht zoologjik të Filadelfias ka lindur një fëmijë të shëndetshëm pas një pune të vështirë që kërkoi teknika mjekësore që përdoren zakonisht tek lindjet e njerëzve.
Një kujdestar i kopshtit e vërejti se 17 vjeçarja Kira ishte gati për të lindur të enjten e kaluar, edhe pse lindjet e gorillave janë të shpejta, ajo që nga dita e premte nuk kishte arritur të lindte dhe s `dukej mirë me shëndet, transmeton Klan Kosova.
Të shqetësuar për shëndetin e Kiras dhe fëmijës së saj, kopshti zoologjik solli një ekip të përbërë nga dy veterinerë dhe mjekë të mësuar me trajtimin e njerëzve - me rezultate të pabesueshme.