Mantelbardhët e tri niveleve të sistemit shëndetësor e bojkotuan punën për tetë orë gjatë së enjtes.
Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 15:00 të pasdites punonjësit shëndetësorë qëndruan në grevë, ndaj shërbime pati vetëm për rastet urgjente.
Një veprim i tillë sindikal u paralajmërua ditë më parë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë në vend, ku të njëjtit thonë se iu janë përgjigjur 100 për qind të gjithë mantelbardhët.
Greva e ditës së sotme për FSSHK-në është pakënaqësia e mosshkuarjes së Ligjit të Pagave në Kuvend dhe mospërfshirja e tyre për të punuar në këtë ligj.
Megjithëkëtë, një sindikatë tjetër që përfaqëson infermierët dhe mamitë e kundërshtuan grevën me arsyetimin se edhe Ligji i ri i Pagave është diskriminues ndaj infermierëve.
FSSHK-ja paralajmëron se nëse Qeveria nuk i fton për të dialoguar, atëherë do të ketë grevë edhe 24 orëshe ditëve në vijim.
https://www.youtube.com/watch?v=I_u3fvHnb0w
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.