09.03.2018 · përditësuar para 3058 dite1 min lexim
Qindra mjekë, specialistë të mjekësisë e studentë të mjekësisë nga Kanadaja kanë nënshkruar një peticion si formë proteste kundër rritjes së rrogës të tyre, njofton Klan Kosova.
Ata kanë kërkuar që në vend të rritjes së rrogave për ta, paratë të rilokohen për motrat medicinale dhe pacientët në nevojë.
“Ne, doktorët e Kebekut, që besojmë në një sistem të fuqishëm publik, kundërshtojmë rritjen e fundit të rrogave e arritur nga federate jonë e mjekësisë”, thuhet në peticion, i shkruar në frëngjisht, gjuhën zyrtare të provincës kanadeze.
Më shumë se 700 veta deri tani e kanë nënshkruar deri tani peticionin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.