Lajmet e fundit

Policia është deklaruar në lidhje me rrahjen e dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana tha për Klankosova.tv se rasti është iniciuar “Sulm”, derisa bëri të ditur se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/rrahja-ne-qkuk-zbardhen-detaje-si-erdhi-deri-te-perplasja-mes-kirurgeve-video1111/