Ligji për deklarimin e pasurisë po konsiderohet si mjaft i fortë dhe pa të meta.
Megjithatë, avokati Asdren Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore për të hetuar zyrtarët nëse kanë deklaruar pasurinë rrejshëm apo jo, transmeton Klankosova.tv.
“Ligji si ligj nuk ka të meta, por sa i përket faktit se a po deklarohet pasuria drejt apo jo, një gjë duhet ta dimë që Agjencioni nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore që ta bëjë hetimin e gjithë atyre zyrtarëve që deklarojnë”, tha Bytyqi në Klan Kosova.
Pos tjerash, ai tha se nëse zyrtarët deklarojnë rrejshëm pasurinë, përballen me vepër të rëndë penale.
https://www.youtube.com/watch?v=L8jJiLQvB2Q
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.