Ndërsa ndikuesi i diskutueshëm mund të jetë përkohësisht jashtë loje për shkak të problemeve të tij ligjore, çfarë do të ndodhë me idetë e mbrojtura nga Tate?
Problemet ligjore vazhdojnë të grumbullohen tek Andrew Tate, ish-kampioni botëror i kikboksit, i kthyer në influencues të mediave sociale, i cili dikur e shpallte veten me krenari një "mizogjinist", transmeton klankosova.tv.
Të hënën mbrëma, Tate dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan në Rumani dhe iu dorëzuan një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar mbi akuzat për "agresion seksual" në një rast që daton nga 2012-2015.
Vëllezërit, të cilët janë shtetas të dyfishtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA - i kanë hedhur poshtë akuzat.
Megjithatë, çështja civile britanike kundër Tate është vetëm goditja e fundit ligjore ndaj ndikuesit të mediave sociale.
Në dhjetor 2022, ai u arrestua së bashku me vëllain e tij dhe dy gra rumune nën akuzat e përdhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe formimit të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.
Megjithëse është paditur zyrtarisht nga prokurorët rumunë për të katër akuzat, Tate vazhdon të mohojë çdo keqbërje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.