Në një objekt në rrugën "Lola Ribar" në Mitrovicë të Veriut ishin bërë punime dje, ndonëse kishte shirita të vendosur si ndërtim pa leje.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ky objekt ishte mbrapa stacionit të autobusëve.
"Ne vendngjarje ishte hequr shiriti dhe ishin bërë punime (vendosja e dyerve dhe dritareve). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime", thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.