Një person i nacionalitetit serb në Mitrovicë të Veriut, është dërguar në mbajtje, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër.
Viktima e cila gjithashtu është e nacionalitetit serb ka pranuar tretman mjekësor, dhe asaj i është lëshuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e kërcënuar.
Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.