Lajmet e fundit
Dihet tashmë se italiani ka thënë se kafshimi ishte si “puthjet që i jep e dashura” dhe se FIFA u gabua kur mori parasysh historinë për shqiptimin e dënimit.

Fernando Mitjans, zv.president i Gjykatës së Apelit të FIFA-s, ka thënë se Giorgio Chiellni e ka pranuar se ka reaguar më shumë se ç’duhet pas kafshimit të Luis Suarezit gjatë Kupës së Botës që u mbajt në Gjermani vitin e shkuar.
Suarez, që tek Barcelona kaloi nga Liverpooli atë verë, u dënua me moslejim loje për katër muaj dhe në nëntë ndeshje ndërkombëtare që organizon FIFA.
“Referi pati thënë se nuk ka parë asgjë, kur është pyetur për incidentin. Pastaj pyetën Chiellinin dhe ai tha: “Zotëri ai s’më ka bërë gjë””.
“Chiellini poashtu tha: “Ishte sikur puthjet e të dashurës””.
“Ai poashtu nuk udhëtoi në dëgjim, por as nuk ju përgjigj pyetjeve me e-mail”.
“Ishte çështje shumë delikate”, shtoi Mitjans.