Uellsi e ka nisur mjaft mirë fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2018, por një gjë nuk po arrin ta bëjë si duhet, të dalë mirë në fotot para ndeshjes. Kjo kombëtare ka një histori të pabesueshme për të dalë shëmtuar në foto.Më e fundit është ajo para ndeshjes ndaj Austrisë, ku 7 lojtarë vendosën të uleshin, ndërsa katër të tjerë të qëndronin në këmbë. Fatmirësisht për trajnerin Coleman, skuadra dukej më mirë në fushën e lojës duke marrë një barazim 2-2, shkruan Top Channel.
Kjo nuk është hera e parë që kjo skuadër del kaq keq, pasi historia nis që në vitin 1958 dhe vazhdon edhe ditët e sotme. Madje, në epokën moderne të kësaj skuadre, Gareth Bale është njëri nga fajtorët pse skuadra nuk arrin të dalë si çdo skuadër tjetër.
Për më tepër, shikoni fotot!Para ndeshjes me Izraelin, viti 1958Para ndeshjes me Italinë, viti 2002Para ndeshjes me Çekinë, viti 2006Para ndeshjes me Finlandën, viti 2009Para ndeshjes me Belgjikën, viti 2015Para ndeshjes me Irlandën e Veriut, viti 2016Para ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2016 ndaj Portugalisë, viti 2016Para ndeshjes me Austrinë, viti 2016
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.