Nikoqiri i Miss Universe 2015, Steve Harvey, e ka shpallur gabim fituesen e kurorës dhe publiku pa një ngjarje shumë dramatike live, përderisa njëra nga miset e hoqi kurorën, e obliguar që t’ia japë tjetrës.
Mis Kolumbia Adriana Gutierrez, u la në lot gëzimi pasi që një kurorë me diamante prej 30,000 dollarësh u vendos në kokon e saj, përderisa ajo u shpall Miss Universe 2015, duke e fituar titullin për vendin e saj dy herë radhazi, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Por lavdia e saj zgjati vetëm dy minuta.
Përderisa Gutierrez po shpërndante puthje e po i përshëndeste fansat e saj, ajo u informua se ishte Mis Filipine, Pia Alonzo, ajo që e ka fituar titullin në ven të saj.
Kurse, Steve Harvey doli në skenë i turpëruar dhe i kërkoi falje publikut.
“Përcjellësja e parë e fitueses është Mis Kolumbia“, tha ai.
Ai madje e tregoi letrën me emrin e fitueses para kamerës, për ta qartësuar se ishte gabimi i tij personal.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.