Modelja Veronika Didusenko, u kurorëzua ditë më parë si Miss Ukraina 2018-të, por titulli i saj iu mor prapë kur organizatorët e kuptuan se ajo ishte nënë e divorcuar.
Të jesh një nënë dhe të jesh e martuar janë të dyja kundër rregullave të konkursit, njofton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BowCoTinoXp/?taken-by=veronika_didusenko
Sipas Didusenkos, rregullat duhet të ndryshojnë.
''Ne shekullin 21 kriteret janë aq diskriminuese'', thotë ajo për BBC.
''Ato u shkruan në vitin 1951, 70 vjet më parë kur dhe segregacioni racial ishte një normë'', shprehet ukrainasja.
Pas kurorëzimit të saj si Miss Ukraina, u zbulua se modelja ishte divorcuar dhe është nëna e një djali katërvjeçar me emrin Aleksandër, njofton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BouGvgcHrxO/?taken-by=veronika_didusenko
https://www.instagram.com/p/BnrKM8NnW9h/?taken-by=veronika_didusenko
https://www.instagram.com/p/Bm6boNIHG07/?taken-by=veronika_didusenko
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.