Lajmet e fundit

Miss Columbia 2015, Ariadna Gutierrez është ajo së cilës iu hoq kurora e Miss Univers 2015, gjatë evenimentit në dhjetor të vitit të kaluar.
Kjo ngase prezantuesi i spektaklit në fjalë Steve Harvey, gaboi gjatë leximit të emërit të të përzgjedhurave për ta zgjedhur pastaj Ariadnën gabimisht si Miss Univers 2015.
Megjithatë kurora bukuroshes në fjalë iu hoq gjithësesi, për të iu vendosur më pas fitueses reale Pia Wurtzbach, Miss Filipineve, përcjellë Klan Kosova.
Por Miss Columbia 2015, sic duket vendosi të marr ''hak'', gjatë emisionit ''Miss Universe: the truth'', e që për herë të parë kjo e fundit u paraqit publikisht pas skandalit të shkaktuar nga prezantuesi.
Por gjatë emisionit live, bukuroshja Ariadna iu drejtua prezantuesit Steve Harvey, me rekomandimet se ''Duhet të mësosh të lexosh''