Më 23 janar, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz e kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan Dokument – Plan Veprimi italo-gjerman për bashkëpunim Strategjik të Romës dhe Berlinit, si dhe të Bashkimit Evropian.
Në ujdinë e dytë të këtij lloji mes dy superfuqive evropiane, flitet për rëndësinë që shtetet i japin prioriteteve strategjike siç janë NATO, bashkëpunimi Trans-Atlantik, qasja ndaj Rusisë, përfundimi i agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe të proceseve tjera kritike për Evropën.
Ndonëse në mënyrë më të përgjithshme qysh në Kapitullin 1 me titullin Avancimi i Agjendës Evropiane, përmendet zgjerimi; pra hyrja e anëtareve të reja në BE.
Këtë e synojnë gjashtë Republika të Ballkanit Perëndimor, nisur nga Kosova.
Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=UJ31R8y6yxE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.