Lajmet e fundit
Bayern Munich ka humbur gjashtë përballjet e fundit me Real Madrid dhe është eliminuar në katër edicione me radhë prej ekipeve spanjolle në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich do të japë gjithçka në Santiago Bernabeu të martën, por e vërteta është se do ta ketë gati të pamundur të fitojë në kryeqytetin spanjoll.
Historia është kundër gjermanëve, veçanërisht për faktin se përballjen e parë gjysmëfinale e kanë humbur në shtëpinë e tyre me rezultat 2-1.
Skuadra që drejtohet nga Jupp Heynckes ka nevojë për një fitore së paku 2-0 për ta eliminuar gjigantin spanjoll, rezultat që s'është regjistruar në Santiago Bernabeu.
Për më shumë, në 12 përballjet mes tyre, gjermanët vetëm një herë kanë regjistruar fitore që do ta eliminonte Real Madrid, para 18 vjetësh, kur patën fituar 4-2 në grupe.
Në Santiago Bernabeu, kur përballë njeri-tjetrit kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, skuadra nga Bavaria ka veç dy fitore dhe një barazim, përballë nëntë humbjeve.
Bayern Munich ka humbur gjashtë përballjet e fundit me Real Madrid dhe është eliminuar në katër edicione me radhë prej ekipeve spanjolle në Ligën e Kampionëve.