Lajmet e fundit
Sulmuesi i Real Madridit ka luajtur vetëm 56 minuta në pesë ndeshjet e skuadrës këtë sezon, ndaj e ardhmja duket e zymtë.

Jese është mbështetur për muri. Djaloshi i ardhur nga akademia, megjithë paraqitjet e shkëlqyera, nuk arriti që të gjejë vend në skuadrën e parë të Madridit.
Në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni, spanjolli ka luajtur vetëm 56 minuta – ofenduese për një lojtar që cilësohej si yll i skuadrës.
Ajo që Raul bëri në Bernabeu duket të jetë e vështirë që të përsëritet. Legjenda e Realit që kaloi 16 sezone në klub, ishte i fundit i promovuar nga ‘La Fabrica’.
Lojtarët që vijnë nga akademia e skuadrës është dëshmuar ta kenë të vështirë që të luajnë në skuadrën e parë që atëherë. Kjo pasi strategjia e transferimit të klubit është e orientuar në sjelljen e yjeve më të mëdhenj, veçanërisht në sulm. Kjo e bënë shumë të vështirë që lojtarët e ardhur nga akademia të gjejnë vend në skuadrone parë.
Por, Jese nuk është dorëzuar. Ai do që t’i bindë të gjithë se e meriton pozitën e shartuesit.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi:”Gjërat e mira vijnë tek ata që presin. Ndërsa, gjërat më të mira tek ata që nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të luftojnë”.