Kampionia e Kosovës, Drita, sonte do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Copenhagen, në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Champions League.
Në "Fadil Vokrri", skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani, do të kërkojë revanshin nga ndeshja e parë, të cilën si mysafirë e humbën me rezultat 2:0.
Kjo ndeshje nis nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv.
Sonte futbollistët e Dritës do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit dhe kalimin në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Mbetet të shihet nëse do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.