Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar se ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare, pasi sipas tij, ZPS e ka ditur që mbrojtja do ta sulmonte dhe do t’i hidhte poshtë këto dëshmi.
Ai theksoi se ZPS po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Një problem tjetër i madh është mënyra e paraqitjes së provave dhe argumentimi i ZPS-së në këtë çështje, që duket se e bëjnë duke fshehur provat e tyre deri në dosjen përfundimtare, duke e ditur se pala e kundërt do t’i sulmonte”, tha ai.
Tutje, Mishetiq përmendi edhe dëshminë e Bislim Zyrapit.
“Të mërkurën i kërkuam ZPS-së të na shpjegonte se si arriti në këtë përfundim, kur Zyrapi ishte i pranishëm [në takimet e UÇK-së] dhe Zyrapi nuk ishte anëtar i NPK-së. Ne nuk dëgjuam asnjë përgjigje, dhe arsyeja për këtë është se Prokuroria nuk ka asnjë përgjigje. Për ne kjo nuk ka kuptim”, tha Mishetiq.
Po ashtu, avokati shtoi se ZPS duhet t’i informojë mbrojtjen për të gjitha provat që i posedojnë ndaj të akuzuarve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.