Futbollisti i njohur, Mirlid Daku, ka ndarë një mesazh emocionues për nënën e tij me rastin e ditëlindjes së saj.
Përmes një reagimi, Daku shkroi se nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë dhe sakrificat e nënës, duke e cilësuar atë si arsye për forcën dhe besimin që ka në jetën e tij.
"Nënë e shtrenjtë, nuk ka fjalë që mjaftojnë për ta përshkruar zemrën tënde. Ti je arsyeja pse unë qëndroj i fortë, pse besoj, pse luftoj çdo ditë", ka shkruar Daku, duke theksuar se çdo sukses i tij është pasojë e sakrificave të nënës dhe dashurisë që ajo ka treguar për të.
Ai ka falënderuar nënën për çdo lutje dhe lot që ka fshehur për të siguruar lumturinë e tij.
"Uroj që Zoti të të japë shëndet, paqe në zemër dhe jetë të gjatë, sepse një nënë si ti është thesari më i çmuar në këtë jetë”.
Futbollisti i Rubin Kazanit, Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu së fundi janë bërë prindër të një vajze. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.