Lajmet e fundit
Violinistja shqiptare, Mirela Liço që ka performuar në orkestrat më të mira të Italisë, do të vijë me një koncert në skenën e Teatrit të Operës.

Artistja nga Durrësi kthehet në atdhe pas 25 vitesh.
Ky koncert vjen në kuadër të aktiviteteve të sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe do të mbahet më 4 maj në orën 20.00.
Liço do të interpretojë dy pjesë nga Felix Mendelssohn: uvertura “Hebridet" dhe koncert për violinë, Op 64.